Këto pamje tregojnë një viç të lindur me tipare të ngjashme me ato të njeriut, duke bërë që banorët e fshatit ta adhurojnë atë si Zot Hindu.

Ai lindi në një strehë kafshësh në Indi, me sy, hundë dhe veshë të ngjashme me ato të njeriut, por ngordhi rreth një orë më pas.

Megjithatë, lajmi për pamjen e tij u përhap me shpejtësi dhe banorët e fshatit Muzaffarnagar, në veri të vendit vërshuan për ta parë, duke besuar se ishte rimishërimi i Zotit Vinshu.

Në video mund të shihen banorët që i dhurojnë lule dhe përkulen përpara kafshës, që po mbahet në një kuti prej xhami, në mënyrë që banorët të marrin bekimin e tij./tvklan.al