Linda Rei ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ndër të tjera tregoi edhe momentet kur ka kuptuar se ndihej ndryshe nga çfarë ishte.

Ajo rrëfeu se që në moshën 5-6 vjeç vishej si vajzë dhe se kur shikonte djemtë e moshës së saj nuk ndihej si ata. Por, në moshën e pubertetit rrëfen Linda kuptoi se diçka nuk shkonte, “ndihesha sikur isha në një trup që nuk ishte i imi” tha Linda.

“Që 5-6 vjeçe vishesha me takat e mamit dhe të tezes dhe dilja në lagje se unë ashtu ndihesha. Kur shikoja djemt nuk kam patur asnjë ndjenjë që isha si ata. Në moshën e pubertetit kuptova që ka diçka që nuk shkon dhe në kujtimet e mia kujtoj se kam qenë gjithmonë kjo që jam sot. Në fillim nuk kam folur hapur për ndjenjat e mia, por kur fillova të kuptoj seksin fillova të mendoj se ç’po ndodhte me mua. U ndjeva sikur isha në një trup që nuk ishte i imi, kur dilja para pasqyrës shikoja atë që doja unë. Në fillim shkova tek psikologu dhe çdo gjë mu sqarua. Një vit më pas mora qartësimin e situatës, unë kisha filluar të rrisja flokët, merrja hormone në moshën 16-vjeçare dhe në moshën 18-vjeçare kam kryer ndërhyrje. Operacionet kanë rrezikun e vdekjes por nuk i mendova për asnjë sekondë, nuk e doja jetën sepse nuk ishte e imja, është diçka shumë e fortë. Unë si kam bërë ndërhyrjet për estetikë, ishin të domosdoshme për të më përshtatur shpirtin me trupin”,

tha Linda./

tvklan.al