Lulzim Basha u detyrua të shkonte në ambientet e jashtme të Ministrisë së Brendshme për të tërhequr protestuesit pas tensionimit të situatës me policinë.

Kreu i demokratëve dhe deputetët u bënë thirrje qytetarëve që të largohen dhe të mos konfrontohen me forcat e policisë. Pas largimit nga oborri i Ministrisë së Brendshme, qytetarët iu drejtuan selisë së Partisë Demokratike.

Pas fjalës së Lulzim Bashës në bulevard, protestuesit shkuan drejt Ministrisë së Brendshme dhe rrëzuan gardhin rrethues duke u përplasur me policinë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë forcuan kordonin rrethues për të mos lënë qytetarët që të kalonin më tej. Kjo situatë u qetësua pas ndërhyrjes së kryetarit të PD Lulzim Basha. /

tvklan.al