Një familje është tmerruar kur një luan i uritur filloi të ndiqte makinën e tyre. Ngjarja ka ndodhur në një park në Guatemala, ku familja udhëtonte për të parë bukuritë e natyrës.

Ata kanë filmuar momentin kur luani kafshoi gomën e pasme të fuoristradës së tyre duke e shqyer.

E gjithë skena është filmuar nga anëtarët e familjes brenda makinë. Në video dëgjohet një person që bërtet dhe thotë: “Rrota është shkatërruar. Mos e ndaloni makinën, do të kafshojë edhe më fort”.

Përgjegjësi i parkut tha se incidente të tilla nuk janë rrezik për sigurinë e vizitorëve.

/tvklan.al