Nuk kanë munguar batutat as në natën e tretë të spektaklit “C’est la vie” në Tv Klan mes maestros Aleksandër Lalo dhe moderatores Marina Vjollca. Kjo e fundit e pyet përse maestro e kundërshton gjithmonë.

Marina Vjollca: “

Maestro nuk e di pse e ke një dëshirë të madhe të më kundërshtosh mua ti gjithmonë”.

Maestro Aleksandër Lalo:

“Unë s’kam filluar të të kundërshtoj ty”.

Marina Vjollca:

“Ende jo? Unë e lashë, mirë u pafshim”.

Maestro Aleksandër Lalo:

“Nuk kam arsye të të kundërshtoj sepse po s’më ngacmove ti nuk di si të të ngacmoj unë”. /tvklan.al