Shqiptari John Alite me origjinë nga Gjirokastra, i lindur dhe rritur në New York i cili ka patur lidhje me familjen e famshme mafioze italiane “Gambino” ku John Goti ishte kryemafiozi, pritet të vijë së shpejti në Shqipëri.

Për të po bëhet një serial nga regjisori shqiptar Andi Deliana, i cili quhet “The Perfect Gangster”. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, regjisori Deliana tha se shqiptari më i famshëm në botë do të vijë në studion e Arjan Çanit në Dhjetor 2017 ose maksimumi në Janar 2018.

“Unë kam folur me Johnin, ai do vijë në Shqipëri, kjo është e padiskutuar, por nuk mund të them datë. Duhet të flasim me avokatin, mund të vijë para festave ose në të kundërt në janar”,

tha Deliana.

Shqiptari John Alite, që dikur ka qenë mafioz, ka bashkëpunuar me FBI-në. Por, regjisori theksoi se gjatë dënimit në burg në vitet ’80, John Alite nuk e tradhëtoi kryemafiozin John Goti, por vendosi të bashkëpunojë me FBI-në pasi mendonte se anëtarë të tjerë familjes mafioze kishin filluar të bashkëpunonin me autoritetet.

Ndërkohë, John Goti i dytë djali vijon të ketë aktivitetin mafioz në Nju Jork, FBI është dijeni dhe ka dyshime por nuk mund ta arrestojë pasi nuk ka prova. 

/tvklan.al