Tiranë- Një automjet tip Audi A6 është përplasur me autobusin e Laprakës, rreth orës 11:15 pranë gjimnazit.

Fatmirësish nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por të gjithë pasagjerët e autobusit janë detyruar të dalin prej tij.

 Sikurse duket edhe nga pamjet e sjella në redaksinë e tvklan.al, aksidenti ka shkaktuar trafik, duke bllokuar automjetet. 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /tvklan.al