Marina Vjollca dhe Edi Manushi kanë bashkëpunuar prej 10 vitesh dhe largimi i saj nga Top Channel bëri bujë.

Por, Manushit duket se ende i mungon ish-bashkëprezantuesja. Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan, ku tha se ende i mungon Marina.

“Ka pas keqkuptime me këtë pjesën e vajzave në televizion. Femra shqiptare vlerësohet nga inteligjenca, kur është edhe e bukur edhe inteligjente s’ka ndonjë gjë të keqe, ato plotësojnë njëra-tjetrën. Ideja jonë është që të pasqyrojmë nëpërmjet sportit një lloj bukurie shqiptare, por nuk nisemi vetëm nga paraqitja e jashtme. Ne e kemi pretekst futbollin, në emision ne trajtojmë edhe çështje të tjera periferike, sociale dhe gjëra të tjera të lezetshme. Marina më mungon, ka qenë bashkëpunëtorja jonë prej 10 vitesh dhe unë e ndjej mungesën e saj, por programi jo dhe aq

”, tha Manushi.

Ndërkohë lidhur me të preferuarën e tij nga dy motrat Vjollca, Manushi zgjodhi padyshim Marinën për të cilën tha se është “e bukura e dheut”.

 

“Janë të dyja shumë të mira, por shumë të veçanta. Luana ka një korrektesë të frikshme, Marina është e bukura e dheut, e ke dëgjuar shprehjen t’ia këpusësh kokën, ajo është. Të dyja janë shumë komode në bashkëpunime, me Marinën kemi bashkëpunuar prej 10 vitesh, kemi kaluar në mënyrë perfekte. Marina është ideale dhe me të do të bëja çdo projekt, është inteligjente dhe ka protagonizëm me masë”

, shtoi më tej Manushi./tvklan.al