Diego Armando Maradona nuk e humbet asnjëherë klasin e tij. Vitet kanë kaluar edhe kilogramët janë të tepërt, por ai ka çfarë tu mësojë futbollistëve të rinj.

Legjenda e futbollit argjentinas, tani në moshën 56-vjeçare, shfaqet në një video ku mëson lojtarët e Deportivo Riestra të fshehtat e goditjes së dënimit.

Sportistët janë përpjekur të imitojnë mësuesin e tyre. Kjo video që po qarkullon në internet është kthyer popullore duke marrë klikime të shumta.

Diego Armando Maradona pati një karrierë të jashtëzokonshme si lojtar, por nuk ishte e njëjtë si trajner edhe pse ka ende kohë të përmirësohet./ TV KLAN