Dasma e Marina Vjollcës dhe këngëtarit Getoar Selimi bëri bujë në rrjetet sociale. Por, gjatë dasmës nuk kaloi pa u vënë re momenti i prerjes së tortës ku Marina u duk se po ushtronte forcë për prerjen e saj. Por, sot e ftuar në “Xing me Ermalin”, Marina tha se thika ngecte pasi ishte bukë peshku, por ata nuk e dinin.

“Marim thikën për ta prerë, thika ngecte, mendova se ishte tortë akulli, Geti mori një copë shumë të madhe dhe ma fut në gojë dhe pastaj e kuptova që ishte bukë peshku. Dhe atë copën që kisha në piru  dhe atë që kisha në gojë dhe i thash haje. Pastaj i thash kujdes se ke bukë peshku. Dhe atë pjesën e shampanjës nuk e bëmë dhe i thash hajde se do shohim fishekzjarret dhe sapo dolëm jasht i nxorrëm”,

tha Marina./

tvklan.al