Spektakli “C’est La Vie” – “Kjo është jeta”, nisi natën e tij të gjashtë mes duartrokitjeve të publikut dhe nën drejtimin e bukuroshes Marina Vjollca.

Prezantuesja i kërkoi publikut që të jetë po aq entuziast dhe i gëzuar sa herët e tjera. Çdo natë gara bëhet dhe më e fortë nga konkurrentët. Mbrëmjen e sotme, Kristi erdhi ndryshe në skenën e “C’est La Vie”. Ai kishte hipur në një karrocë me guzhineta.

Pasi prezantoi këngëtarët Lindin dhe Kristin, Marina vendosi të bëntë një xhiro me karrocën.

“Për të gjitha inatet që ke pasur ndaj meje do e përdor unë”, u shpreh Marina, e cila u largua nga spektakli duke bërë një xhiro me të.

/tvklan.al