Një 16-vjeçar i cili mbante me vete një armë lodër, për pak ka shpëtuar pa u qëlluar nga policia me armë të vërtetë.

Njëri nga dy efektivët e policisë ka vënë re diçka të dyshimtë në brezin e pantallonave të të riut, teksa ecte me një shok nëpër rrugët e Birmingham-it, Angli.

Videoja e cila është filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë tregon momentin kur dy policët u dalin para të rinjve dhe u kërkojnë të hedhin armën në tokë, pa e ditur se ajo ishte thjeshtë një armë lodër./tvklan.al