E gjithë java që vjen do të jetë me reshje shiu. E ndërsa nuk e kemi në dorë ta ndalojmë, pasi jemi në stinën e vjeshtës, një tjetër gjë kemi në dorë…

Përmbytjet! Ato që shkaktohen nga mungesa e kanalizimeve dhe punës jo të mirë të strukturave lokale.

Në Tv Klan kanë mbërritur këto materiale, që tregojnë se si me disa minuta shi mund të përmbyteni. Në shtëpinë tuaj mund të mbretërojë uji.

Video e parë tregon situatën nga zona e Babrrusë në kryeqytet. Ndërkohë video e dytë tregon një shtëpi tek zona e ish-Kënetës në Durrës. I gjithë qyteti bregdetar ka qenë mbrëmjen e djeshme nën pushtetin e ujit./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/5n0Fku4semE