Një furgon mallrash është përfshirë nga flakët e zjarrit në lagjen “’Hajro Çakërri’” në qytetin e Vlorës.

Mjeti ka qenë i parkuar kur mori zjarr. Policia thotë se dyshohet që shkak të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Nga ana tjetër, furgoni nuk ka qenë në gjendje pune, thotë policia.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie për të zbardhur ngjarjen. Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 08.12.2017, rreth orës 20:30, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Hajro Çakërri”, një mjet furgon është përfshirë nga flakët.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se është përfshirë nga flakët një mjeti furgon i parkuar (i vjetër dhe jo në gjendje pune), tip ”Nissan”, në pronësi të shtetasit E.L.

Dyshohet se zjarri në mjet mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Shërbimi zjarrëfikës po punon për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /

tvklan.al