Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka paralajmëruar se nuk do të dekretohen Kryeministri dhe ministrat e rinj të qeverisë që do të dalin nga zgjedhjet e 25 qershorit, nëse nuk do të ketë një proces të rregullt zgjedhor dhe preken votat e qytetarëve.

Në një konferencë shtypi nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi qartë se dekretet për kabinetin e ri qeveritar do të dalin vetëm nëse procesi i votimit dhe i numërimit do të jetë i ndershëm dhe pa asnjë manipulim.

“Unë po paralajmëroj dhe po lajmëroj cilindo që mendon se mund të vërë dorë siç po punohet mbi votën e lirë të qytetarëve shqiptarë që nuk do të ketë dekret as për Kryeministër, as për ministër. Dekretet do të vijnë vetëm nga një proces i ndershëm zgjedhor, asgjë tjetër pikë. Në qoftë se këtë nuk e kupton njeri, do ta provojë, por para se të shkojmë tek dekretet kemi ca punë të tjera në 25 qershor në darkë dhe në 26 qershor në mëngjes”

, tha Ilir Meta.

/tvklan.al

https://youtu.be/_3XU-izoz3w