“Mjeshtri i Madh”, Mirush Kabashi foli sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan për lirinë e aktorëve. Sipas Kabashit ndryshe nga komunizmi sot ka një formë tjetër që nuk i lejon aktorët të flasin, ligji për teatrin.

“Nëse dikur aktorët gjenin një mënyrë për t’i thënë gjërat për shkak të regjimit, sot ka një formë tjetër që nuk i lejon ata të flasin, ligji për teatrin, nuk i lejon akoma të jenë të lirë dhe të pavarur. Drejtorët e institucioneve caktohen nga kryeministri ndërsa bordin e cakton ministri. Atëherë si mundet që këto persona që janë vendosur nga politika të lejojnë artin të jetë në dinjitetin e tij? Dinjiteti i artit është oponenca dhe nuk mund të jetë konjektural”,

tha Kabashi.

Kabashi kujtoi vitin 1992 kur shqiptarët u çuan për të ndryshuar Shqipërinë, por sipas tij ngjarjet që po ndodhin po venë në dyshim nëse do ta kemi këtë të ardheme apo jo ndaj edhe bëri thirrje për të marrë përgjegjësi.

“Në ’92 u çuan të gjithë shqiptarët pavarsisht se disa prej tyre ishin në shërbim si sot dhe donin që Shqipëria të ndryshonte. Por ajo ëndërr filloi të përsëritej dhe ngjarjet që po ndodhin po na venë dyshim nëse do ta kemi këtë të ardhme apo jo. Ngjarjet tregojnë se kemi nevojë të zgjohemi dhe të marrim përgjegjësi”,

shtoi më tej aktori. /

tvklan.al