Ky është momenti shokues kur një mjek grushtoi në fytyrë infermieren që asistonte në operacion e cila ishte njëkohësisht edhe e dashura e tij.

Në video ata nisin të debatojnë menjëherë pasi e nxjerrin pacientin nga dhoma e operacionit.

Dëshmitarët e skenës që ndodhi në spitalin në provincën e Lankaos, Kinë deklaruan se mjeku e kishte akuzuar të dashurën e tij se kishte thyer protokollin gjatë operacionit dhe pasi ajo e kishte mohuar ai e kishte grushtuar.

Është infermierja ajo që e ka goditur e para mjekun dhe ai i është kthyer duke e grushtuar disa herë derisa ajo ka rënë pa ndjenja në dysheme.

Klipi ka marrë më shumë se 4 milionë shikime./tvklan.al