Një modele goditi prezantuesin në transmetim direkt, sepse ky i fundit e preku në mënyrë të papërshtatshme.

Rayssa Teixeiro Melo ishte e ftuar për të demonstruar mënyrën korrekte për të aplikuar kremin e plazhit dhe në mënyrë të përsëritur tha se nuk ndihej rehatë që prezantuesi ta prekte nga mesi e poshtë.

Disa herë me radhë ajo ia bëri me shenjë prezantuesit që ta prekte në pjesën e barkut, krahëve e këmbëve.

Por në një moment, ajo e kap atë nga kyçi i dorës dhe me sarkazëm i thotë: “

Jo, ato janë të pasmet e mira, e njeh këtë pjesë? Të pasmet?”.

Fillimisht ai iu bind kërkesës së vajzës, por sërish përfundoi duke e prekur nga pas.

Këtë herë Rayssa e humbi durimin dhe e goditi në fytyrë, e më pas u largua nga transmetimi direkt. Videoja, që i përket një programi televiziv në Brazil është parë me mijëra herë. Të shumtë kanë qenë ata që kanë komplimentuar të renë për këtë veprim./tvklan.al