Ky është momenti kur një Airbus A380 gjigant përpiqet të ulet në aeroportin e Dusseldorf, gjatë një stuhie të fuqishme.

Avioni i Emirateve me 500 vende, më i madhi në botë për pasagjerë, u filmua teksa u gjend në vështirësi për t’u ulur në aeroportin gjerman gjatë ditës së enjte.

Teksa ulja ishte relativisht e qetë, problemet nisën kur rrotat prekën pistën.

Avioni ulet poshtë në njërën anë dhe teksa piloti përpiqet që ta drejtojë, mjeti del jashtë kontrollit duke u lëkundur nga njëra anë në tjetrën për disa sekonda. Fatmirësisht piloti arrin që ta drejtojë duke shmangur kështu një tragjedi.

Videoja u regjistrua nga Martin Bogdan, i cili e postoi më pas në kanalin e tij në YouTube.

Gjermania veriore po përballet me era të fuqishmme gjatë ditëve të fundit teksa stuhia Xavier kaloi në vend duke i marrë jetën 7 personave.

Vendet më të prekura kanë qenë në verilindje, ku trena mes Berlinit, Hanoverit, Hamburgut dhe Keil, prej orëve të mëngjesit kanë anuluar lëvizjen, deri në një njoftim të dytë./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/roS6oFjCDhc