Aktorja Georgia Toffolo la gojëhapur teleshikuesit e reality show “I’m a Celebrity”, duke kaluar me sukses një sfidë tepër të vështirë.

Ylli i serialit në Britani “Made in Chelsea” duhet të qëndronte në një kuti të madhe të ngritur lart në ajër brenda së cilës ndodheshin gjarpërinj.

Asaj iu tha se duhet të qëndronte 9 minuta, duke fituar nga një yll për çdo minutë që kalonte.

Ndonëse gjarpërinjtë, pitonë ulliri, iu afruan në kokë e trup, Toffolo arriti që të qëndronte pa lëvizur dhe të merrte me vete 9 yje.

Minutat e tmerrit që aktorja kaloi brenda kutisë nuk kaluan pa u vënë re nga fansat që u shprehën të befasuar për guximin e saj.

Të shumtë ishin ata që shkruajtën në rrjete sociale se aktorja meritonte të fitonte./tvklan.al