Një video dramatike tregon momentin kur avion rus u kthye në një top të madh zjarri duke vrarë të gjithë personat në bord pasi motori shpërtheu në ajër.

Një vajzë pesëvjeçare, mamaja dhe stjuardesa 29-vjeçare Anastasia Slavinskaya janë midis viktimave të identifikuara deri më tani pasi aeroplani Saratov Airlines u shpërbë në qiell.

Shpërthimi i avionit shpërndau rrënojat e avionit dhe trupat e vdekur mbi fshatin rus.

Videot e publikuara nga oficerët e zbatimit të ligjit në Rusi tregojnë një shpërthim zjarri në distancë të një peisazhi me dëborë. Në video shihet një top i madh zjarri që del përmes qiellit.

Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar një komision të posaçëm për të hetuar se çfarë e shkaktoi aeroplanin AN-148, pasi thuhet se hetuesit po marrin parasysh të gjitha shkaqet e mundshme duke përfshirë terrorizmin./tvklan.al