Ky është momenti kur një autobus u fut në një hyrje nëntokësore në Moskë, duke u marrë jetën të paktën 5 personave, ndërsa 3 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Pamjet u regjistruan nga kamerat e sigurisë të vendosura disa metra larg dhe tregojnë pikërisht këtë moment të rëndë.

Dëshmitarë thanë se shoferi i autobusit, që po lëvizte në rrugën e tij të zakonshme i dha papritur shpejtësi mjetit dhe kaloi mes trotuarit duke përfunduar më pas në këtë rrugë që të çon nëntokë. Mediat ruse shkruajnë se policia po heton shkaqet e kësaj ngjarjeje.

/tvklan.al