Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një bandë e armatosur ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur. Grabitësit kanë qenë më motorë Vespa dhe njëri nga anëtarët e bandës mbante në dorë një shpatë Samurai për të kërcënuar njerëzit.

Grabitja ka ndodhur në dyqanin Chronext në Londër, Angli.

Hajdutët nën kërcënimin e armëve dhe shpatës kanë kërcënuar të gjithë të pranishmit që ishin në dyqan pasi ora kur ata kanë hyrë ka qenë 11:00 e paradites.

Pronarët e dyqanit bënë menjëherë denoncim në polici dhe kjo e fundit ka nisur hetimet për të kapur grabitësit.

/tvklan.al