Ky është momenti (

shih videon më poshtë

) kur tre terroristët ekzekutohen nga policia në Urën e Londrës.

Autorët u futën me furgon në trotuar duke marrë përpara këmbësorët. Më pas ata zbritën dhe nisën të godisnin me thika njerëzit që ndodheshin në lokalet e restorantet në tregun Borough.

8 minuta pas telefonatës së parë të emergjencës, policia i ekzekutoi tre terroristët, pasi ata i kishin marrë jetën 8 njerëzve të pafajshëm e kishin plagosur me dhjetëra të tjerë.

Në këto pamje jo shumë të qarta, një prej viktimave, që në video është sfumuar, duket teksa vrapon nga një prej terroristëve, pranë hyrjes së pub -it Wheatsheaf.

Një prej tyre e arrin dhe e godet me thikë. Më pas vjen edhe terroristi tjetër, duke e lënë burrin përtokë.

Ai ia del që të ngrihet dhe të largohet teksa oficerët e policisë mbërrijnë në vendngjarje dhe qëllojnë në drejtim të terroristëve plot 50 plumba.

Khuram Butt, Yousef Zaghba dhe Rachid Redouane mbetën të vrarë në vend./tvklan.al