Ky është momenti kur një makinë mer përpara 4 automjete të tjera që ndodheshin të parkuara. Ky Peugeot i kuq u kap në kamera në momentin që përplasi automjetet e tjera duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, makina shihet teksa vjen me shpejtësi të madhe dhe fillimisht përplas një automjet gri, përpara se të rrotullohet 180 gradë për të përplasur edhe 3 automjete të tjera.

Më pas, shoferin sëbashku me pasagjerët dalin me qetësi nga makina dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja në fjalë ndodhi në Cleethorpes, Lincolnshire të Britanisë./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”159″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]