Kjo video e cila ka marrë miliona klikime në internet është mjaft emocionuese.

Misty Knight  nga Joilet, Ilions të Shteteve të Bashkuara ka përgatitur një dhuratë për personin që e ka rritur, Ryan Farrell.

Pasi ka hapur dhuratën Ryan ka gjetur një letër të cilën vajza e kishte shkruar për të si shenjë mirënjohjeje, dhe në fund momenti më emocionues është kur Ryan lexon një kërkesë që vajza i kishte bërë në këtë letër. Ajo i kishte kërkuar nëse mund të bëhej ligjërisht vajza e tij.

Ai i mallëngjyer ka kërcyer nga gëzimi, ka përqafuar vajzën si dhe ka thënë: “ Zot, unë kam gjithë jetën që doja ta bëja diçka të tillë”.

Videoja ka marrë 25 milion shikime që  nga momenti kur është postuar fillimisht në Facebook të dielën./tvklan.al