Momenti i rënies së një makine në det është filmuar sekondë pas sekonde nga një kamera sigurie.

Në video shikohet makina teksa del nga rruga dhe bie në det, pasi pothuajse sa nuk përplas edhe një person që po gjuante peshk.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë në brigjet e Bosforit në Stamboll nuk dihen ende.

Shoferi i makinës u nxor nga rojet e sigurisë detare dhe u dërgua me shpejtësi në Spitalin Shtetëror Istinye, në Stamboll.

/tvklan.al