Pas betimit në Kuvend dhe fjalës së parë si President i Republikës, Ilir Meta shmangu shtrëngimin e duarve me Kryeministrin Edi Rama, por jo me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Rama-Meta ishin bashkëkryetarë të koalicionit qeverisës në vitet 2013-2017, por gjatë muajve të fundit kanë pasur një marrëdhënie të acaruar.

Pas zgjedhjeve, Kryeministri Rama madje akuzoi Metën se i kishte shkaktuar dëme të pariparueshme figurës së kreut të shtetit me pjesëmarrjen dhe fjalimet e tij gjatë fushatës elektorale.

Ra po ashtu në sy se Kryeministri Rama mbërriti në Kuvend pas nisjes së seancës së jashtëzakonshme plenare për betimin e Presidentit Meta.

Në krahun tjetër, Meta pati një shtrëngim të ngrohtë duarsh me ish – Kryeministrin Sali Berisha, ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli e madje edhe me deputetë të Partisë Socialiste e figura të tjera që ndodheshin në Kuvend. /tvklan.al