Fillimisht dukej se turneu i Donald Trump në Azi nisi pa gafa me ndalesën e tij në Japoni.  Por në internet po qarkullojnë videot e një momenti të sikletshëm që ka kaluar pa u vënë re në atë kohë, presidenti i Japonisë Shinzo Abe është rrëzuar në një formë vërtet qesharake gjatë një raundi golfi me presidentit e SHBA-ve Donald Trump.

Kryeministri japonez priti Trump në Klubin e vendit Kasumigaseki të dielën në një lojë që u mbajt larg syve të medias. Asistentët e dy liderëve, e kanë injoruar këtë gjë, pavarësisht se një nga televizionet japoneze dërgoi helikopterë në qiell gjatë kohës kur ata po luanin.

Videoja e cila shumë shpejt u bë virale në rrjetet sociale në Japoni, tregon presidentit Abe, i cili gjuan topin e tij nga bunkeri prej rëre dhe më pas përpiqet të dalë nga aty.

Abe arrin të dalë nga zona me rërë, por pastaj rrëshqet, duke u rrëzuar. Ai e mblodhi shpejt veten dhe më pas u ngrit në këmbë ndërsa Trump kishte kthyer shpinën, dhe dukej se presidenti amerikan as që e pa incidentin.

Trump thuhet të jetë më i zoti në golf, megjithëse të dy liderët i lidh dashuria për sportin./tvklan.al