Ky është momenti i tmerrshëm kur një bebe bie aksidentalisht nga 9 metra lartësi.

Pamjet tragjike të kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë një gjyshe në Kinë e cila po zbret nga shkallët elektrike të një qendre tregtare ndërsa në krahë mban nipin e saj vetëm 4 muajsh.

Por teksa vendos njërën këmbë në to, ajo humbet ekuilibrin dhe pikërisht në këtë moment i rrëshket nga duart i vogli.

gjyshja1

Ajo përpiqet në mënyrë të dëshpëruar për ta kapur, por fatkeqësisht pa mundur ta shpëtojë.

Sipas “DailyMail” fëmija u dërgua me urgjencë në spital, por humbi jetën disa orë më vonë.

Aksidenti tragjik ndodhi në katin e tretë të një qendre tregtare në Shanghai./tvklan.al