Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu u shpreh se nëse do Lëvizja Socialiste për Integrim mund t’i marrë Edi Ramës 7 apo 8 deputetë.

Baza e PS është e zhgënjyer dhe gjendja në terrenin e saj është në panik, tha Kryemadhi.

“Po t’ja thotë truri LSI i kap nja 7- 8 deputetë Edi Ramës dhe janë gati, aman thonë ta rrëzojmë. Vetë deputetët ndjejnë asfiksim politik dhe njerëzor dhe janë të frustruar, terrorizuar nga mënyra sesi nuk përfaqësojnë PS, por përfaqësojnë bandat kriminale”

. u shpreh kryetarja e LSI.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se pse Rama vendosi kufjet në Parlament, javën e kaluar, Kryemadhi u shpreh se do i plaste zemra po të dëgjonte atë.

“Do i plastë zemra po të më dëgjonte mua”.

Marrëdhënia e Monika Kryemadhit me Ramën:

Blendi Fevziu: Çfarë marrëdhënie keni me Edi Ramën. Kur e keni njohur?

Monika Kryemadhi:

Që kur ishte ministër Kulture, dhe ishte një anarshist që vinte në jetën politike shqiptare. Ai solli një lloj anarshizmi që e kishte të nevojshme opinioni dhe shoqëria. Grindi, ngjyrat, një Shqipëri e varfër, e kishte të nevojshme një figurë të re. Ai është shumë i mirë për të kombinuar ngjyrat, por ndonjëherë të lodh. 

Rama ka veti të mira, përsa i përket arti dhe si menaxher. Si kryetar bashkie ka qenë shumë i mirë . Ilir Meta duke qenë kryeministër i dha shansin e mirë për Parkun Rinia apo Lanën e famshme që ai të merrte një trofe./tvklan.al