Këngëtari i muzikës orientale Muharrem Ahmeti ishte sot në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Ai rrëfeu fëmijërinë e tij në Ohër dhe fillesat se si u bë i famshën, ndërkohë që tha se kur ishte i vogël ka kënduar në koncertet e këngëtares serbe Lepa Brena.

“Unë jam shqiptar nga Maqedonia, gjyshi im është nga Korça, por ka jetuar në Ohër, jemi shqiptarë të Maqedonisë. Unë kam ardhur në Shqipëri në moshën 17 vjeç dhe këtu u bëra i famshëm. Kam 3 vëllezër të cilët nuk merren me muzikë. Ne jemi rritur me vështirësi si gjithë të tjerët. Unë këndoja në rrugët e Ohrit dhe aty më kanë zbuluar si talent. Gjithmonë i thoja nënës time se doja të këndoja dhe të punoja. Dëgjoja nënën time kur këndonte dhe ato që dëgjoja i këndoja më pas vetë. Në moshën 7 vjeç e gjysmë kam kënduar në koncertet e Lepa Brenës, por me të s’kam kënduar asnjëherë”

, tha Ahmeti.

/tvklan.al