Aktori i humorit Muharrem Hoxha ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan.

Ndër të tjera ai rrëfeu se edhe pasi është bërë i famshëm ka punuar si shofer furgoni.

Hoxha tregoi edhe një histori nga koha kur ishte shofer.

“Në 1997 kam patur furgon dhe në atë kohë na thirrën për ditëlindjen e Luftar Pajës në Fier. Dhe u nisëm me furgon, duke ecur shohim një gomë para nesh, më kishte dalë mua goma. Njëri aty po bënte urinën në rrugë dhe desh u përplas me gomën që i shkonte nga pas”,

tha Hoxha.

Video/ Muharrem Hoxha: Nga çmimet kam humbur para

Hoxha i ka dhënë humorit shqiptar dhe është shpërblyer edhe me çmime nga më të ndryshme gjatë karrierës së tij.

Por, pyetjes se çfarë ka fituar nga këto çmime Hoxha iu përgjigj:

Unë s’kam fituar lekë, por me njërin kam humbur. Kur mora “Njeriu i Shekullit”, më erdhi zarfi me stemën dhe më thanë duhet të paguash 50 dollarë për prodhimin e stemës. Gruaja u mbështet te muri dhe më tha: Mos e mer po deshe”,

rrëfeu Hoxha.

https://www.youtube.com//embed/8AoMV1HlZPU

Muharrem Hoxha rrëfeu sot përmes emisionit “Xing me Ermalin” edhe jetën e tij.

Pyetjes nga ke humbur të Ermal Mamaqit, Hoxha iu përgjigj se nuk kishte “Facebook” dhe kjo vështirësonte kontaktin me njerëzit.

“Nuk kam “Facebook”, as “Innstagram”, unë jam në Durrës, nuk kam humbur, por lëviz nga pak. Por, kur nuk ke “Facebook” humb kontaktet”,

tha ai.

A e ke gjet çfarë bëjmë ne mëngjes, drekë dhe darkë?

Batutat e aktorit Muharrem Hoxha janë të fiksuara në memorinen e publikut shqiptar. Mjafton të kujtosh një prej tyre siç është “çfarë bëjmë ne mëngjes, drekë, darkë” dhe në mendje të vjen pikërisht “Mjeshtri i Madh” Hoxha. Por, sot i ftuar në “Xing me Ermalin”, tha se e ka gjetur se ç’bëjmë ne në mëngjes, në drekë dhe në darkë.

“E dimë të gjithë çfarë bëjmë në mëngjes, drekë, darkë, prap dru hamë”,

tha aktori.

Muharrem Hoxha flet për arsimin e tij

Muharrem Hoxha foli sot në “Xing” edhe për arsimin e tij.

Aktori tha se ka mbaruar vetëm gjimnazin dhe më pas ka shkuar ushtar, por talenti e ka bërë të famshëm.

“Unë nuk kam bërë shkollë aktrimi. Kam mbaruar gjimnazin dhe kam shkuar direkt në ushtar. Unë jam pa shkollë aktrimi, por ata që më ndiqnin më thonin të gjithë: Çfarë thotë, çfarë thotë se s’mrrnin vesh asgjë, por këtë e kisha të bukur unë. Por, shkolla e perfeksionon talentin”

, tha Hoxha.

/tvklan.al