Analisti Mustafa Nano, i ftuar mbrëmjen e së mërkurës në ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu, tha se kryeministri Edi Rama ka qenë në dijeni të informacioneve mbi Saimir Tahirin dhe prandaj e ka shkarkuar nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Aty kishte përgjime qysh nga viti 2013, do të thotë se socialistët sapo kishin ardhur në pushtet. Në Itali ishte në pushtet Mateo Renzi, mik i ngushtë i Edi Ramës, është një miqësi edhe e deklaruar. Unë jam i sigurt se në qoftë se shërbimet italiane kanë përgjuar dy trafikantë dhe ata kanë përmendur Ministrin e Brendshëm, unë jam i sigurt që ata kanë raportuar tek kryeministrii Italisë; po ashtu unë jam i sigurt që Kryeministri i Italisë vetë, ka komunikuar me Ramën dhe i ka thënë që ‘dëgjo se rezulton kështu, kështu muhabeti’. Unë jam i sigurt që Edi Rama është një nga njerëzit që është informuar me herët se gjithë të tjerët mbi këtë histori”

, tha Mustafa Nano.

Ai tha se kjo ishte edhe arsyeja pse Tahiri u shkarkua si Ministër i Brendshëm në muajin mars 2017, pak javë pasi opozita ishte ngujuar në çadrën para kryeministrisë.

Saimir Tahiri është larguar si ministër për shkak të këtij presioni që ka ardhur mbi bazën e këtyre raporteve, edhe nga ambasada. Kjo do të thotë që Rama nuk është njeri i painformuar, siç po luan rolin, sikur sot e kuptoi që ekziston një dru i shtrembër në turrën e madhe të druve. Në këtë histori nga pozicioni i Ramës, o ty të ka humbur kontrolli fare mbi situatën e kombit, ose ti gjithçka dhe unë besoj se është kjo e dyta.

Më tej, Nano tha se kjo maxhorancë, të cilën edhe ai vetë e kishte votuar, “

për sa i takon standardit moral, për sa i takon një marrëdhënieje me qarqe apo me botën e malavitës, i ka tejkaluar maxhorancat e tjera edhe pse nuk i ka përdorur  politikisht, elektoralisht po, se nuk dimë të jetë vrarë ndonjë politikan, dhe jam i sigurt që Rama edhe 100 vite të rrijë nuk ka për t’u vrarë ndonjë politikan. Por kjo nuk do  me thënë asgjë.

/tvklan.al