Nasa është akuzuar sërish se po mban të fshehur ekzistencën e alienëve, pasi një austronaut arriti të filmonte një objekt të paidentifikuar.  

Objekti misterioz i shndritshëm u dallua nga njëri prej anëtarëve të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar në momentin që po futej në atmosferën e Tokës.

Edhe pse agjencia hapësinore siguroi se objekti është thjesht një meteor, konspiracionistët janë të bindur se kjo është një provë që jashtëtokësorët jetojnë.

/tvklan.al