Binjaket e quajtura Miracle dhe Testimony Ayeni, nga Nigeria, ishin të ngjitura me njëra-tjetrën në pjesën e legenit.

Vogëlushet të cilat mbushën 1 vjeç sot, iu nënshtruan një operacioni i cili zgjati 18 orë në spitalin e fëmijëve Le Bonheur, në Memphis, Tenesi.

3A72BE3700000578-3942212-image-a-21_1479314094052

Ato mbërritën në SHBA në datën 28 qershor me prindërit e tyre Samuel Olusegun Ayeni dhe Mary Abiodun Ayeni, motrën e tyre më të madhe dhe pastorin pasi iu ofrua fluturimi pa pagesë nga linja ajrore e fluturimeve në Nigeri Arik Air.

3A72D13400000578-3942212-image-a-31_1479315300619

Shpresa e vetme që vajzat të mbijetonin ishte ndarja e tyre, në trupa të vetëm.

Pas disa muajsh kërkimi, ata iu drejtuan Le Bonheur, ku doktorët u ofruan ta kryenin operacionin pa asnjë kosto./tvklan.al