Sutton United festoi në përballjen me Arsenal edhe pse u eliminua nga Kupa e Federatës pas humbje 2 – 0. Kjo ndeshje ishte një derbi, pasi qyteza që ndodhet në jug të Londrës.

Banorët e saj kishin mbushur stadiumin rreth 5 mijë vendësh për të ndjekur ekipin e tyre, që garon në kategorinë e pestë në angleze, por që mbrëmjen e së hënës luajti ndaj skuadrës së njohur të Premier League.

Takimi pati edhe momente komike, madje pa nisur ende, pasi kapiteni i Arsenal, Theo Walcott doli në fushë pa flamurin që duhet të shkëmbente me rivalin e tij.

Më pas një tifoz vetëm me të mbathura pushtoi fushën, por ajo që tërhoqi të gjithë ishte portieri rezervë i vendasve.

Wayne Shaw u shfaq në stol gjatë ndeshjes, duke ngrënë. 46-vjeçari u bë objekt i shkrimve në media për shkak të peshës së tij./TV KLAN