Çudirat në dasmat shqiptare nuk kanë fund…!

Një çift nga Malësia e Madhe i ka surprizuar të gjithë dasmorët e pranishëm në ceremoninë e kurorëzimit të dashurisë së tyre.

Ata nuk kanë zgjedhur të bëjnë hyrjen tradicionale siç jemi mësuar t’i shohim çiftet, por kanë preferuar ‘kovën’ e një vinçi të rrethuar me fishekzjarre.

Mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve ata kanë zbritur me vinç nga 50 metra lartësi.

Në videon e sjellë nga qytetarët në tvklan.al për rubrikën “Kallëzo”, shihet qartë ky moment mjaft i veçantë që ka lënë pa fjalë të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni martesore./tvklan.al