Policia e Tiranës ka arrestuar një 56-vjeçar nga Kavaja që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Ai është Tafil Vokrri, ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arresti nga Gjykata e catanzaros në Itali në Nëntor të vitit 2015.

Gjykata italiane ka vendosur arrest me burg ndaj 56-vjeçarit. Tafil Vokrri kërkohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge dhe trafik të armëve.

Ai do të ekstradohet në Itali për t’u përballur me procesin gjyqësor ndaj tij./

tvklan.al