Në finalet e Botërorit 2018 po planifikohet të përdoret teknologjia video në ndihmë të gjyqtarëve. Këtë e konfirmoi vetë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë fjalës së tij në kongresin e Konfederatës Amerikanojugore të Futbollit.

Gianni Infantino (President i FIFA-s)

Shpresoj që në Botërorin 2018 të përdorim videon në ndihmë të arbitrave, pasi rezultatet deri më tani janë shumë pozitivë. Nuk është e mundur që të gjithë të shikojnë gabimin dhe atë mos ketë mundësi ta bëjë gjyqtari.  

Një ndryshim tjetër në futbollin botëror që natyrisht duhet të ratifikohet nga strukturat e FIFA-s. Testet po vijojnë prej kohësh madje duke gjetur përdorim edhe në miqësore të ekipeve përfaqësues. Federate të ndryshme në Europë po bëhen gati të përdorin këtë teknologji prej sezonit të ardhshëm.

Tv Klan