Bashkëveprimi dhe ndërveprimi policor mes dy strukturave policore, asaj shqiptare dhe kosovare ka sjellë një përqasje më pozitive dhe më miqësore ndaj drejtuesve të mjeteve, sidomos me bashkëkombasit tanë të Kosovës.

Kështu thuhet në një njoftim të policisë, që thekson se ky bashkëpunim ka sjellë me shumë prezencë policore në rrugë, ka prodhuar më shumë siguri dhe ndjenjë përgjegjësie tek drejtuesit e mjeteve.

Policia Rrugore Shqiptare dhe ajo Kosovare këshillojnë të gjithë shoferët që gjatë drejtimit të mjetit të kenë parasysh:

– Të vendosni rripin e sigurimit për automjetet.

– Të vendosni kaskat mbrojtëse në motomjetet.

Respektoni kufijtë e lejuar të shpejtësisë:

– Mos nxitoni, respektoni jetën, mos harroni që : Dikush Ju Do.

– Mos parakalo në mënyre të gabuar, mos bëj dhe ti gabimin që bën një drejtues mjeti para teje.

– Policia Rrugore ndalon përdorimin e mjetit nëse keni konsumuar alkool.

Drejtues mjetesh:

Mos përdorni alkool, Mendoni për veten dhe për të tjerët,

Alkooli vret!

/tvklan.al