Në videon më poshtë tregohet momenti kur punonjësit e shpëtimit nxjerrin nga krahët e një nëne të vdekur, një fëmijë, pasi ajo flijoi veten për ta mbrojtur atë nga tërmeti që vrau me shumë se 400 në kufirin Iran – Irak.

Gruaja u gjet duke mbajtur fëmijën në rrënojat e një ndërtese në Kermanshah, Iranin perëndimor, ku 432 njerëz u vranë dhe rreth 8.200 njerëz u plagosën.

Pasi pamjet u publikuan në mediat lokale, njerëzit nderuan trimërinë dhe sakrificën e kësaj nëne.

Dikush shkroi:

“Gjëja më e bukur që u jep Perëndia grave është dashuria për të mbrojtur fëmijët e tyre”.

Një tjetër tha:

“Faleminderit Perëndisë për këtë nënë që e mbrojti fëmijën deri në fund”.

Tërmeti goditi 19 milje në jugperëndim të Halabjes në Kurdistanin irakien rreth orës 9:20 të së dielës, kur shumë njerëz ndodheshin në shtëpi. Më shumë se 100 tronditje pasuan njëra – tjetrën.

Qeveria iraniane urdhëroi ekipet e shpëtimit që të vazhdojnë kërkimet për njerëzit që kanë mbetur të zënë në rrënoja. /tvklan.al