Më datë 30 tetor të vitit 2016 në Arabinë Saudite u filmua në video një ngjarje që ka tronditur botën.

Historia flet për një nënë të pashpirt e cila sapo i kishte dhënë jetë një foshnjeje që më pas do e hidhte në koshin e plehrave si një mbeturinë.

Foshnja kishte akoma në bark kordonin umbilikal dhe ishte shumë i brishtë sa dukej sikur do thyhej.

Fatmirësisht një qen endacak i cili kërkonte për ushqim në kazanin e plehrave e pa foshnjën dhe e mori në gojë duke e lënë tek parvazi i shtëpisë më të afërt që pa.

I vogli u transportua menjëherë në spital dhe sipas informacioneve të marra tashmë ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Akti i kësaj nëne katile është i pafalshëm por mundet nga gjesti i paçmueshëm i qenushit të zgjuar i cili shpëtoi një jetë, shpeshherë gjë që njerëzit nuk janë të aftë ta bëjnë.