Një video është publikuar së fundmi në internet, në të cilën shfaqet një grua e cila tërheq zvarrë fëmijën në rrugë. Gruaja duket e shpenguar teksa mban në dorë një çantë, ndërsa në anën tjetër tërheq me litar djalin e mitur.

Videoja u postua fillimisht në Twitter, por shumë shpejt komentuesit reaguan duke thënë se nuk bëhej fjalë për një fëmijë, por kukull.

Megjithatë, Joe Cain, e cila e postoi këtë klip insiston se ai është origjinal dhe është filmuar në rrugët e Liverpool.

Duke folur për Echo, Cain tha:

“Por ecja nëpër qytet dhe fëmija u rrëzua. Gruaja e pa por vijoi të ecte. Fëmija nuk u ndje, megjithatë kalimtarët mbetën të shtanguar nga ajo që panë.”

Videoja, e cila është parë mijëra herë, ka shkaktuar reagime të shumta.Mbetet e paqartë nëse pamjet janë reale, apo bëhet fjalë për një shaka pa kripë.

/tvklan.al