Një makinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në qytetin e Fierit. Shoferi Armando Sulo është dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se ka humbur njërën këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 Sipas policisë, Sulo kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, ku ka vuajtur dënimin për armëmbajtje pa leje.

 Policia tha se në orën 18:05, në lagjen “Kryengritja”, në vendin e quajtur “Poçeria”, është përfshirë nga flakët në ecje e sipër mjeti tip BMV me targa AA 252 NM.

Mjeti drejtohej nga Armando Sulo, 34 vjeç, banues ne lagjen “Kastriot”, i cili është dërguar në Spitalin rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tvklan.al siguron ekskluzivisht video nga momentet pas shpërthimit, ku duket automjeti i përfshirë nga flakët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve./tvklan.al

https://youtu.be/z0IH2q9x2a8