Mediat kanadeze kanë publikuar detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur të premten në mbrëmje në ishullin Nuns, në Montreal të Kanadasë, ku mbeti i vrarë djali 15 – vjeçar i aktorit shqiptar Shkëlqim Daja.

Ngjarja ndodhi rreth orën 22:50 të mbrëmjes, pas një konflikti ku u përfshinë disa persona, në Bulevardin Ile des Soeurs. Sipas mediave, adoleshenti Denis Daja u godit me thikë në trup të paktën 1 herë. Ai ndërroi jetë për shkak të plagëve në spital.

Si autor të dyshuar të ngjarjes, policia ka vënë në pranga një 16 – vjeçar.

vengjarja2

“Montreal Gazette” shkruan se hetuesit kanë gjetur dhe atë që besohet se është arma e krimit, që mësohet se e kanë dërguar në laborator për analiza.

Aktori Shkëlqim Daja jeton prej shumë vitesh bashkë me familjen e tij në Kanada, ndërsa 15 – vjeçari ishte djali i vetëm i çiftit.

Këtu gjeni dhe linkun e videos me pamje nga vendi i ngjarjes (Kliko këtu) /tvklan.al