Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtetin Andhra Pradesh të Indisë. Një majmun ka hyrë brenda një dyqani bizhuterish dhe ka vjedhur 10 000 Rupi/150 dollarë.

Ky incident është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqanit dhe videoja ku duket momenti i grabitjes është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Në fillim shihet se si një punonjës i dyqanit i ka ofruar një frut majmunit i cili ishte ulur jashtë dyqanit. Por mënjëherë pas kësaj, majmuni ka shtyrë derën dhe është drejtuar për të kasa e banakut, ku gjendeshin edhe paratë.

Fillimisht, majmuni u ul në karrige, por më pas i tërhoqën vëmendjen monedhat në kasë dhe rrëmbeu një tufë me plot 150 dollarë.

Pronari i dyqanit të bizhuterive, tha se edhe pse tentuan t’i ofronin ushqim majmuni u largua bashkë më paratë. Sipas tij, kjo ishte hera e dytë që majmuni vinte në dyqan, por herën e parë nuk kishte mundur të hynte brenda tij./tvklan.al