Ky është Beniamin Kaso, 19 – vjeçar, i cili mesditën e të enjtes tentoi të vrasë me thikë gjyshërit e tij, Shaban e Hajrie Agaj 80 e 77 vjeç.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamet Deliu”, pranë zonës së Freskut në Qesarakë. Dy të moshuarit dhe nipi i tyre, nisën të debatonin fare pranë pallatit ku ata banonin në këtë zonë.

Më pas, nipi 19 – vjeçar me një thikë ka goditur gjyshen e tij, Hajrien dhe më pas ka kanosur edhe gjyshin Shaban Agajn.

Dy të moshuarit mbetën të plagosur rëndë dhe u transferuan në Spitalin e Traumës, ku i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

I pyetur nga policia në momentet e para, Beniamin Kaso, iu tha hetuesve se e kishte kryer krimin, pasi gjyshërit e kishin fyer duke e quajtur budalla. Që prej ndarjes së prindërve të tij, Kaso jetonte herë pas here tek gjyshërit, por edhe me nënën e tij.

Tv Klan