Ky është momenti i pabesueshëm kur një bebe shfaqet duke kaluar këmbadorazi rrugën. Ngjarja sa e rrezikshme, aq edhe e pazakontë ndodhi në një autostradë në Vietnam.

Në videon më poshtë shihet momenti kur një drejtues makinë e dallon beben duke ecur në mes të rrugës dhe ndalon menjëherë. Tre persona të tjerë vrapojnë drejt të miturit duke e marrë atë në krah.

Sipas asaj që shkruan “DailyMail” mbetet e paqartë sesi ka përfunduar bebja në mes të rrugës. Fatmirësisht ai nuk pësoi asnjë lloj dëmtimi.

/tvklan.al