Video/ Një ceremoni e pazakontë varrimi

Dy vajza kanë shkaktuar një reagim të ashpër tek opinioni publik, pasi u filmuan duke kërcyer mbi arkivolin e një miku të tyre.

Videoja e titulluar “Kur Brayan të vdesë” tregon filimisht një vajzë brune e cila kërcen mbi arkivol në mënyrë provokuese (lloj kërcimi i njohur si twerking), teksa të tjerët e inkurajojnë. Madje grupi mund të shihet duke i ngritur fundin e duke e goditur nga pas.

Më pas një tjetër vajzë ngjitet mbi arkivol e nis të kërcejë në të njëjtën mënyrë.

Një “festë” e vërtetë, që finalizohet me të pranishmit që hedhin ujë mbi vajzat.

Videoja është parë më shumë se 19 milionë herë qëkur u postua në Facebook, nga një student nga Kolumbia.

Ndonëse vendi ku u xhirua ky klip mbetet i panjohur, mendohet se është regjistruar diku na Amerikën Latinë ose Karaibe.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur kritika të ashpra ndaj dy vajzave dhe i kanë akuzuar për mungesë respekti ndaj të vdekurit./tvklan.al

Kategori
LifestyleTe funditTë gjithaVideo
1 Koment
  • Kledi kelo
    15 Mars 2017 at 08:14
    Përgjigju

    Turp të kenë që hypin mbi arkivol.

  • Përgjigju

    *

    *

    Të Lidhura